INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se t'i jepni fund një lidhjeje, bëjini vetes këto pyetje

Para se t'i jepni fund një lidhjeje, bëjini vetes këto pyetje

Publikuar më: 12:03 12-06-2017

Askush nuk e nis një marrëdhënie dashurie duke menduar fundin, por, natyrisht, gjatë rrugëtimit dalin të papritura, aq sa njëri apo edhe të dy partnerët mendojnë se ndarja është zgjidhja më e mirë.

Nëse vendosesh në një pozitë të tillë, ndonjëherë situata mund të mos duket aq reale. Asnjë ndarje nuk ndodh me një të kërcitur të gishtave, por është një fazë deklikate ajo që të ҫon në këtë vendim. Megjithatë, para se të marrësh vendimin përfundimtar, hidhu një sy këtyre pyetjeve që, së pari, duhet t’ia bësh vetes, që fundi të jetë pa lot dhe i qetë.

 

Pse po i jap fund me këtë person?

Kjo mund të të duket si një pyetje e mërzitshme, aq më tepër nëse fillojnë ta bëjnë edhe miqtë (për të cilët duhet të kesh patjetër një përgjigje.) Shëno me ngjyrë të kuqe pikat e forta dhe arsyet që po të ҫojnë në këtë vendim. Mund të jetë shumë e thjeshtë për të shënuar anët positive dhe negative që ka pasur kjo marrëdhënie para se t’i japësh fund. Kjo do të të ndihmojë shumë, në radhë të parë për t’iu përgjigjur vetes. Kupto ndjesitë që të krijohen dhe përgjigju sinqerisht: “Pse po i jap fund kaq shpejt?” Nëse ndihesh rehat me anëtarët e familjes apo miqtë, pasi ke bërë edhe diskutim me ta, do ta kesh më të thjeshtë për të marrë vendimin e duhur.

Ka ndonjë mënyrë për ta mbajtur gjallë këtë marrëdhënie?

Asnjë marrëdhënie në ҫift nuk është e përsosur, këtë e dinë të gjithë. Identifikojini problemet së bashku, nëse ke besim se ato mund të rregullohen. Kjo do t’ju ndihmojë për ta rikuperuar marrëdhënien para se të arrini në fazën e fundit. A mendon se kjo marrëdhënie mund të funksionojë? Ka xhelozi nga pala tjetër? Diskutoni për gjërat që ju shqetësojnë, që ju nervozojnë dhe ju bëjnë të ndiheni jo komodë të dy. Ndoshta duke diskutuar për pozicionin e të dyve, do të gjeni një zgjidhje që mund të funksionojë.

Si do të jetë jeta pas ndarjes?

Imagjo pastaj ditët pa personin me të cilin ke ndarë 24 orët e ҫdo dite – është torturuese. Vetëm kur e ҫon nëpër mend këtë fakt, të bën ta mendosh edhe një herë ndarjen. Ka shumë partnerë që e vuajnë shumë mungesën e të dashurit pas ndarjes, me gjithë problemet që ka pasur marrëdhënia. Humbja është shkatërruese, por gjërat mund të jenë më mirë. Të jesh beqare do të thotë të takosh më shumë miq e të kalosh me ta orë argëtimi pa fund, por edhe të kesh më shumë vëmendje për të bërë gjëra që të bëjnë të lumtur. Mund të duket e tmerrshme, por koha vetëm është një kohë shumë e ҫmuar, është koha më e mirë.

Si duhet ta bëj këtë?

OK, je e sigurt 100 për qind që do t’i japësh fund kësaj marrëdhënieje. Pyetja është: si do t’i japësh fund? Të gjithë kemi dëgjuar histori ndarjeje nga më të ndryshmet, deri edhe thjeshtë me nje mesazh apo edhe me goditje njëri me tjetrin, por kur kujdesesh apo je kujdesur për një person, këto mënyra janë vërtet të pahijshme. Gjëja më e mirë dhe e fundit që mund të bësh ndaj njeriut me të cilin ke qëndruar për një kohë të gjatë është ta takosh dhe t’i flasësh përballë. Biseda mund të bëhet edhe në shtëpinë tënde, në një kafe, në park apo kudo ku mund t’ju duket e përshtatshme. Nëse i urren bisedat dhe mendon se ato mund të të ҫojnë në lot, konsideroje edhe të shkruarit e një letre në të cilën të shpjegosh arsyet që po të ҫojnë drejt këtij vendimi.

Ҫfarë duhet të them?

Nëse nuk ke folur akoma për ndarjen, por ndërkohë ke marrë vendimin, kjo mund të jetë një situatë e pakëndshme. Në këtë rast duhet të pyesësh partnerin se si mendon ai/ajo se po ecën marrëdhënia juaj kohët e fundit. Ndoshta mund të surprizohesh kur pala tjetër të ketë të njëjtin mendim me ty, ndaj për të shmangur “e kemi menduar, por askush nuk e ka thënë”, ji e para që ta thuash. Po ashtu, nëse do të lësh një derë hapur për të ardhmen, thuaje edhe këtë. Sigurisht, duhet t’i lësh kohë edhe partnerit për të menduar për këtë situatë, por pa u përfshirë nga ndjenjat në këtë rast.

A mund ta lë një derë hapur për të ardhmen?

Kjo është pak e sikletshme, sepse nëse mendon se e ardhmja mund të jetë një derë e hapur, personi tjetër ndoshta nuk mendon të njëjtën gjë. Do të ishte perfekte nëse të dy bini dakord që në të ardhmen mund ta mbani një ҫelës rezervë. Dhe ҫelësi është të dini se kur dhe si mund të lidheni. Kjo nuk do të thotë aspak të kontrolloni jetën personale të njëri-tjetrit. Nëse mendoni, si dy të rritur, që ky vendim është gjëja më e mirë për momentin, atëherë vazhdoni kështu, por edhe për këtë duhet të flisni hapur, në mënyrë që e ardhmja të mos jetë e papritur për të dy.

Ҫfarë kam mësuar nga kjo marrëdhënie?

Një ndarje nuk do të thotë aspak një dështim. Ҫdo person me të cilin ke pasur marrëdhënie është një shans për të mësuar më shumë për veten dhe për atë që po kërkon tek një partner. Përpiqu t’i konsiderosh marrëdhëniet si diҫka positive që të ndodh në jetë, sepse ndoshta më vonë mund të ndërtosh një blog apo të shkruash një libër me këto aventura. Ka shumë meshkuj e femra që mund të të flasin për ndarjen dhe divorcet. Nuk je vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928