Sot në të gjithë vendin janë parashikuar temperatura të ulëta. Ndaj këshillohet që të visheni trashë. Po ajo që është e veçantë këtë ditë është era. Ajo në orët e pasdites do të jetë shumë e fortë dhe në bregdet do të krijojë dhe problem në ankorimin e anijeve. Reshje nuk parashikohen, por do të ketë prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/12
Zonat e ulëta 4/18°C
Zonat bregdetare 8/20°C