Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërsa reshje më të dendura paraqiten në zonat malore.
Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të situatës atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezente, por pa reshje.
Sinoptikanët thonë se era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë në 15 gradë.