INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të krijoni një lidhje serioze duhet të dilni me patjetër me këtë shenjë të horoskopit

Para se të krijoni një lidhje serioze duhet të dilni me patjetër me këtë shenjë të horoskopit

Publikuar më: 13:45 31-08-2017

Para se të krijosh një lidhje serioze me një Peshore të mirë, Dem me këmbë në tokë apo një Virgjëreshë të përkushtuar, ka një shenjë tjetër të horoskopit që të gjithë duhet të provojnë të dalin qoftë një herë të vetme në një takim. Kjo shenjë është argëtuese, interesante, e paparashikueshme, por mbi të gjitha mjaft e ëmbël. Para se të planifikoni një lidhje të gjatë, duhet të konsideroni të provoni një lidhje romatike me Binjakët. Para se të filloni të qeshni, lexoni çfarë kemi për të thënë më poshtë.

Binjakët janë nga ato shenja që keqkuptohen lehtë, nënvlerësohen dhe janë tepër, tepër inteligjente. Shumë njerëz të famshëm i përkasin kësaj shenja. Përmendim këtu Prince, Stevie Nicks, Lana Del Rey, Kanye Ëest, Bob Dylan, Naomi Campbell, Tupac Shakur, Johnny Depp, Angleina Jolie si dhe Marlyn Monore.

Astrologët shpesh bëjnë krahasimin e kësaj shenje me personazhin e Peter Pan, Willy Wonka dhe Robyn Hood, kjo për shkak të natyrës së tyre të dyfishtë, sa fëminorë aq edhe të rrezikshëm.

Dioskuret dio-dy skuroi shkuar atëhere mund të themi dy të shkuarit pra, dy vëllezërit që shkonin mjaft mirë me njëri-tjetrin, ose dy të shkuarit që ikin. Në Greqinë e lashtë Castor e Pollux njiheshin si 2 yjet me te ndritshem. Kjo shenjë paraqitej dhe nga 2 dhi që lindnin 2 keca.
Të tjerë studiues konnfirmojnë që binjakët e kanë marrë këtë emer pasi dielli stacionohet në këtë shenjë dy ditë më shumë se në shenjat e tjera. Castori e Pollux i japin binjakëve të gjithe shkëlqimine tyre sepse thuhet atë që nuk e bën njëri e bën tjetri.

Sytë e tij janë të mprehta dhe talentet e tij janë të shumta. Ai ka një humor të shkëlqyer, takt, diplomaci dhe shkathtёsi, por i mungon këmbëngulja dhe durimi. Ai i hedh gjёrat e vjetra dhe tё çmuara shumë shpejt, pёr tё provuar ato tё rejat, pastaj pendohet pёr asgjësimin e çastit. Ndonёse ai ka shumё njerёz qё e rrethojnё, ai i ndan emocionet e tij më të thella vetëm me një shok – binjakun tjetёr tё vetes sё vet. Ajri është elementi i tij dhe shtëpia e tij e vërtetë. Elementi tokё ёshtё i huaj pёr tё.

Mashkulli i Binjakёve, ai tipiku, është i preferuari i çdo zonjushe/zonje. Ai i pëlqen njerëzit. Sa më shumë njerёz, aq mё mirё pёr tё. Rrallё mund tё ketё ndonjё Binjak, i cili nuk ёshtё njё bashkёbisedues i pёrkryer. Ai ka shije të hollë, bёn vёrejtje dhe komente tё mprehta, por edhe komplimentat e tij janё tё sinqerta dhe dashamirёse. Zakonisht një mjeshtër i mënyrave të pagabueshme dhe aftёsive shoqërore, ai i mban nё lёvizje festat apo aktivitetet sociale nё mё shumё se njё mёnyrё.

Femra juaj e Mёrkurit, do tё kёrkojё tё jetё “me tё vёrtetё, komplet e dashuruar”, por ajo sёrish do tё vazhdojё ti shmanget kёsaj. Ajo do jetё e etur pёr mёmёsinё, por gjithashtu do ti rrijё larg. Ajo do tё gjejё diçka perfekte tek çdo mashkull qё takon, por do tё kёrkojё pa u lodhur atё mashkull qё do tё ketё tё gjitha ato cilёsi qё do ta bёjnё plotёsisht tё lumtur.

Ju do të gjeni një mikeshё shumё tё mirё tek ajo. Vajza e Mёrkurit do tju shoqёrojё nё tё gjitha aktivitetet sportive dhe ajo do të tregojë interes për të gjitha sportet në natyrë, pavarёsisht se ajo duket e butë dhe shumё femërore. Mentaliteti i Binjakes sё mprehtë do të tregojë qartë kur kurioziteti i saj është ngazëllyer nga çdo situatё e re. Për sa kohë që ju nuk kërkoni qëndrueshmëri prej saj, ajo do të jetë totalisht interesante.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598