Skerdi dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. Projekti i ri i këngëtarit të cilësuar si “The Weeknd” shqiptar vjen në super bashkëpunim. Është Nora Istrefi ajo që gjendet në projektin e ri të këngëtarit karakteristik.
Kënga titullohet “M’ke Mungu” dhe është punuar në shtëpinë e hiteve, nga producenti i madh shqiptare, BigBang. Se projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip.
Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit. Dy artistët do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte anë e mbanë Evropës gjatë stinës së dimrit.