INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të niseni për plazh, mendojeni dy herë sepse ky detaj mund t’ju prishë ditën

Para se të niseni për plazh, mendojeni dy herë sepse ky detaj mund t’ju prishë ditën

Publikuar më: 09:10 09-07-2017

Policia Rrugore ka dhënë mëngjesin e sotëm disa informacione në lidhje me trafikun në askin rrugor Tiranë-Gjiri Lalzit. Sipas tyre, ky aks është i mbingarkuar dhe ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

Sipas policisë, dhjetëra makina janë të bllokuara, por ky nuk është aksi i vetëm problematic, pasi edhe në Lezhë-Shëngjin trafiku është tej normales.

Për të lehtësuar sadopak trafikun, policia i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kalojnë nga asksi Tiranë-Ndroq-Durrës

Gjatë ditës së sotme do të dominojnë kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë, ndërsa zonat malore do të kenë edhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të shpeshta do të ketë në juglindje, ku nuk përjashtohet rreziku i shirave të përkohshëm dhe të izoluar. Pasditja do të mbetet me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja do vijojë me vranësira të herë pas hershme.

Ndërkohë, mbrëmja do të sjellë stabilizim të atmosferës rrjedhimisht, në gjithë vendin do të dominojë moti i kthjellët deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë, më e ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa maksimumi në rang vendi do të ngjitet në 37ºC.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet i ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555