INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të shkoni në palestër e të bëni muskuj duhet të lexoni patjetër këtë studim!

Para se të shkoni në palestër e të bëni muskuj duhet të lexoni patjetër këtë studim!

Publikuar më: 15:21 28-05-2019

Të bërit tërheqës, me trup të palestruar e me muskuj, i lë meshkujt pa fëmijë. Këtë rezultat e kanë nxjerr doktorwt që e kanë quajtur paradoksi Mossman-Pacey. “Vura re që disa njerëz vinin për të testuar fertilitetin e tyre dhe këta djem kishin një trup gjigant”, thotë Dr James Mossman, nga Universitetin Broën në Shtetet e Bashkuara. “Ata po përpiqen të tonifikojnë dhe rrisin muskujt, që të duken si majat e evolucionit. Por kjo është shumë e papërshtatshme në një kuptim evolucionar, sepse kjo shterronte spermën”, tregon doktor Mossman.

“A nuk është ironike që meshkujt që shkojnë në palestër për t’u dukur të mrekullueshëm për të tërhequr vëmendjen e grave, pa dashje të ulin pjellorinë e tyre?!”, thotë një tjetër profesionist i fushës.

Një efekt të ngjashëm kanë edhe medikamentet për të parandaluar rënien e flokëve. Përbërësi Finasterid në ilaç ndryshon mënyrën se si testosteroni metabolizohet në trup dhe mund të kufizojë humbjen e flokëve, por efektet anësore mund të prekin sistemin riprodhues.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041778087615967