INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para të çuara dëm? Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare harxhon shuma marramendëse për Samitin e Dytë të Diasporës

Para të çuara dëm? Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare harxhon shuma marramendëse për Samitin e Dytë të Diasporës

Publikuar më: 18:29 02-02-2019

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare do të harxhojë për Samitin e Dytë të Diasporës mbi 660 milionë lekë, me fatura të fryra shpenzimesh për një vend kaq të varfër si Shqipëria dhe për një event që nuk ka asnjë vlerë për vendin.

Siç raportoi Newsbomb.al, vetëm darka gala apo skenografia, do të kushtojnë nga 120 mijë euro.

Por institucioni që menaxhon këto qindra milionë është mësuar të lëvizë paranë e madhe. Në një investigim të Newsbomb.al, vetëm për vitin 2018, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka marrë nga buxheti i shtetit, përmes 318 transaksioneve, 827,043,825 lekë, ose mbi 8 miliardë lekë të vjetra. Lëvrimet e bëra nga thesari i shtetit u përkasin fushave të ndryshme, nga nevojat e institucionit për investime dhe pagesa të brendshme, te marrja me qira e bokseve të fonisë, blerje biletash për fluturime ajrore, akomodime nëpër hotele. Madje Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka financuar edhe veten, për shërbimin bufe, blerje zarfesh për të ftuar etj.

Për më shumë shikoni pagesat që janë bërë nga Thesari i Shtetit për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare vetëm për vitin 2018..

E plotë në:http://www.newsbomb.al/harxhon-660-mln-leke-per-samitin-e-diaspores-por-si-i-beri-tym-vjet-8-miliarde-leke-drejtoria-e-sherbimeve-qeveritare-pagesat-151318

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506