Klement Zguri, i cili pritet të votohet si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha shkurtimisht për mediat se votimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ishte marrë në mënyrë unanime. Zguri tha ndër të tjera tha përpara ka një sfidë që e pret.
“Për mua ky post sigurisht që është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ. Besoj jam i vetmi me këtë eksperiencë. Është një punë që nuk bëhet individualisht, wshtë ekipi ai që ia del. Patjetër që kërkojmë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë”- u shpreh ai.
I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.