Siç edhe tashmë dihet, Majk është bërë baba për herë të parë nga lidhja që kishte me modelen Majlinda Zeka.
Por reperi u nda nga e dashura gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë dhe si rrjedhojë e kemi parë shumë rrallë në ndonjë foto me të birin. Tashmë Roan është 1 vjeç dhe takimet me babain duket se vazhdon t’i ketë shumë të ralla. Majk tashmë ka vazhduar jetën me një lidhje të re dhe preferon më shumë të reklamojë veshjet e shtrenjta në rrjetet sociale sesa të kalojë kohë me djalin e tij.
Paradoksi ndodhi edhe së fundmi ku reperi publikon foto dhe video duke u krenuar me veshjet e shtrenjta, ndërsa këngëtari Ylli Limani poston foton e ëmbël ku tregohet se po kalon kohë me djalin e reperit.