INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paradoks në tregje. Rënia e euros, nuk ul çmimet e prodhimeve të importit

Paradoks në tregje. Rënia e euros, nuk ul çmimet e prodhimeve të importit

Publikuar më: 16:51 18-05-2018
Kur ka zhvlerësim të euros, çmimet e produkteve të importit duhet të kushtojnë më pak. Po në vendin tonë kjo nuk ka ndodhur. Konsumatorët që pyetëm në një nga tregjet e kryeqytetit, thonë se çmimet e produkteve që vijnë nga jashtë janë të shtrenjta dhe e kanë pothuajse të pamundur që të plotësojnë dëshirat e tyre dhe kur bëhet fjalë për të shijuar një frut.
 
‘Për kajsinë që pyeta nuk mu duk çmim i arsyeshëm’ pohon një zonjë
Ndërkohë një konsumator tjetër pohon se: Çmimet herë i rritin e herë i ulin’
 
Edhe tregëtarët na habitin kur thonë se jo vetëm, që mallrat e importit s’kanë pësuar ulje çmimi, por janë dhe më të shtrenja se një vit më parë kur euro ishte në nivele më të larta se sot.
‘Më shtrenjtë janë’ pohon një tregëtar e po ashtu edhe tregëtari i dytë thotë se: ‘Produktet e importit janë më të shtrenjta se produktet e prodhuara në vend’.
 

 
Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102