INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paradokset e vlerësimit të provimeve të maturës, një rast i habitshëm…

Paradokset e vlerësimit të provimeve të maturës, një rast i habitshëm…

Publikuar më: 15:42 04-07-2017

Provimi i lëndës së matematikës ka sjellë rezultate zhgënjyese për shumë maturantë. Çudia më e madhe ka ndodhur në  shkollen e mesme "Karl Gega" në Balldre të Lezhës, pasi gati 50% e nxënësve kanë ngelur duke u vlerësuar me notën 4 në provimin e matematikës.
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se shumë nxënës nuk kanë arritur të kenë një standart në lëndën e matematikës dhe për këtë do të ketë një analizë të thellë.
Sipas Joq.al, Bardhok Pulaj shprehet se nuk do të mungojnë as masat ndëshkimore për mësuesit që paraqesin përformancë të dobet.
Në dy provimet e tjera atë të gjuhes së huaj dhe letërsisë rezultatet kanë qenë më të kënaqshme, duke i përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të arsimit në Lezhë si dhe të vetë nxënësve.

Article Logic
Execution time: 0.0042018890380859