INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paradoksi. Shqiptarët preferojnë ti kalojnë festat kombëtare jashtë vendit [VIDEO]

Publikuar më: 15:31 28-11-2017

Mund t'ju duket paradoksale, që për festa kombëtare të mos qëndrosh në Shqipëri. E ky nuk është vetëm rasti i familjes së kësaj vajze po dhe i shumë të tjerave. Edhe agjencitë turistike e pohojnë këtë fakt. E rajoni sipas tyre konsiderohet si destinacioni më i preferuar për shqiptarët për festat e nëntorit. Mësohet se më shumë shqiptarët i janë drejtuar Malit të Zi dhe shumica e paketave turistike janë plotësuar që javën e shkuar.

Edhe Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Italia konsiderohen të tjera destinacione të preferuara dhe të kërkuara këtë vit dhe turet varjojnë nga 2 deri 5 ditë. Pjesa më e madhe e prenotimeve janë bërë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. E gati 80% e udhëtimeve janë bërë me rrugë tokësore më e lodhshme ndoshta por e favorshme për çmimet, pasi dihet që ende udhëtimet më avion në vendin tonë janë me çmime shumë të kripura.

Në udhëtimet dy ditore në Mal të Zi kostot varjonin nga 40-80 euro personi, turet me autobusë për në Greqi ose Turqi arrijnë deri në 150-250 euro personi. Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja avioni, kryesisht për në Itali dhe që janë prenotuar më herët me rreth 170- 220 euro.

Paradoksi. Shqiptarët preferojnë ti kalojnë festat kombëtare jashtë vendit

Article Logic
Execution time: 0.0044121742248535