INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paragjykues ndaj të tjerëve? Ja çfarë thotë shenja juaj e horoskopit

Paragjykues ndaj të tjerëve? Ja çfarë thotë shenja juaj e horoskopit

Publikuar më: 12:02 18-04-2019

Dashi- Më fal por, unë kam të drejtë dhe ti je gabim!

Në kuptimin e parë të fjalës, gjithçka është garë kur vjen fjala tek ty. Nëse ka diçka që ti do pafundësisht është të qenurit saktë. Ke gjithnjë qejf që t’i të jesh drejtë dhe tjetri të jetë gabim dhe madje merr shumë forcë nëse vërtetë është kështu. Dikush me të cilin po bisedoni mund të qëndrojë gjithë natën duke diskutuar me ju dhe sërish në fund ju do të vazhdoni të mendoni se keni të drejtë.

Demi- Je komplet gabim, më lër të të korrigjoj

Ti ke një mënyrë shumë të veçantë të të bërit gjërat Dem. Ti e urren zvarritjen me teori dhe do doje që thjesht ta perfeksionoje botën siç di ti. Si mund të bëhet kjo? Mjafton që të gjithë njerëzit të veprojnë siç thua ti. Kaq e thjeshtë.

Binjakët- Ti je shumë i mirë, por njëkohësisht s’je aspak i mirë

Binjak, ne e dimë që t’i i gjykon njerëzit në mënyrë konstante! Por gjithashtu, e dimë se jo gjithmonë e mendon vërtetë atë që paragjykon, thjesht je i dyjëzuar nga natyra jote paksa lunatike (ose shumë lunatike). Kjo është arsyeja se pse të njëjtin person ju ndodh ta urreni, pastaj ta doni apo të dyja njëkohësisht. Thjesht përqendrohuni dhe vendosni: Çfarë doni vërtetë?

Gaforrja-Je ose me mua, ose kundër meje!

Je më shumë se sensitive Gaforre dhe e merr gjithçka personale. Në botën tënde, çdo situatë që ndodh mendon se drejtohet tek ty. Nëse dikush ndodh të të shohë çuditshëm pa ndonjë arsye, ju menjëherë jeni duke ndërtuar një skenar në kokën tuaj. Kështu që vetëm një këshillë: Bota nuk është e ndarë në njerëz që janë pro apo kundër jush, mblidheni mendjen!

Luani- Je i paparë, (por jo më shumë se unë)

Konfidenca që ju keni Luan, nuk është vetëm që t’ju bëjë të dukeni sikur nuk jua ndjen për asgjë, por gjithashtu ju bën mjaft paragjykues ndaj të tjerëve. Në fakt, kur vjen fjala tek ata që nuk ju arrijnë dot, ju nuk jeni aspak gjykues thjesht sepse nuk merreni fare me ta për aq kohë sa nuk bëjnë konkurrencë për ju. Ama kur vjen fjala tek ata që mund të jenë interesantë, menjëherë je duke bërë një listë të të gjithë gjërave të zeza që ata kanë (sipas jush sigurisht).

Virgjëresha-Nëse unë mund ta bëj, atëherë pse nuk e bën dot dhe ti?

Nuk ka njeri tjetër që mban standardet e vetes më lartë se ju Virgjëreshë. Dhe e dini çdo të thotë kjo? Juve as nuk i paragjykoni të tjerët sepse thjesht i mëshironi. Nëse janë dy gjëra që ju çmendin tek të tjerët janë kur ata janë përtacë dhe parazitë ndërkohë që ju jeni gjithë kohës duke u munduar të bëni progres në jetën tuaj.

Peshorja- Mezi pres t’jua them të gjithëve sa inat të kam!

E dimë shumë mirë që ti Peshore e ke shumë të vështirë të mbash gjëra për veten tënde. Thjesht do të zbrazesh një herë e mirë sapo të vijë moment. Kur vjen fjala tek njerëzit që nuk i doni, ju gjeni mënyrat më të mira për t’i përshkruar e për t’ju treguar të gjithëve arsyet që ju bëjnë të mos e honepsni dikë. Dhe gjejeni çfarë: Të gjithë të besojnë tek ato që thua.

Akrepi- Sapo u takuam, por unë nisa të të urrej

Ti Akrep as nuk ke nerva të rrish e të presësh sa të matësh nëse personi që keni përball është pozitiv apo negativ sepse menjëherë ju e keni një gjykim në kokën tuaj. Keni një intuitë të mprehtë si thika dhe rrallë herë gaboni në gjykimet që keni, por gjithsesi duhet ta mësoni veten që mos të jeni aq të prerë, kjo sepse i bëni të tjerët të mendojnë negativisht për ju dhe do e kenë të vështirë më pas të ndërtojnë komunikim.

Shigjetari-Nuk të duroj ty, aq sa nuk duroj veten

Le të jemi të sinqertë: Askush nuk e gjykon veten më shumë se sa e gjykon ti Shigjetar. Ti kërkon perfeksionin nga vetja fillimisht dhe duke e ditur se nuk jeni të tillë, arrini të justifikoni edhe gjithë të tjerët. Kjo është arsyeja se pse ju jeni më mendje hapurit e zodiakut dhe kjo ju bën që të mos jeni një shenjë e zakonshme si të tjerët. Të veçantë në llojin tuaj por shumë pozitivë!

Bricjapi- Po njeri i mirë dukesh, por rri larg nga unë

Bricjap, ti e merr shumë seriozisht organizimin e jetës tuaj. Kjo është arsyeja kryesore se pse kur dikush shfaqet në jetën tuaj, ju fillimisht keni frikë se mos ju prishë gjithë terezinë që mezi e keni krijuar. Duke qenë se gjithmonë keni tendencën të shihni veten tuaj mirë, pastaj të tjerët, shpesh paragjykoni se kushdo që futet në jetën tuaj do ju sjellë trazira dhe nuk do ju ndihmojë aspak të rregulloni më tepër atë.

Ujori-“u urrej të gjithëve, mirupafshim!

Kur nuk ju pëlqen një situatë, ju thjesht nuk harxhoni më kohë dhe largoheni duke vazhduar jetën tuaj të qetë, Ujor. Ndonjëherë jeni shumë paragjykues por kjo ndodh rrallë, sepse në përgjithësi jeni shumë indiferentë dhe kjo ju bën më të lirshëm ndaj paragjykimeve. Edhe kur nuk ju pëlqen dikush, ju thjesht largoheni pa e pasur problem.

Peshqit– Do ju ofendoj në fytyrë dhe do të duket sikur ju kam bërë kompliment

Jeni të zgjuar ju Peshqit. Ju arrini t’i thoni të gjithë mendimet dhe gjykimet që keni ballë për ballë, por keni një takt të lezetshëm aq sa të tjerët do të mendojnë se në fakt jeni duke bërë kompliment. Gjithsesi, shumë herë nuk është mirë t’i vini njerëzit në lojë në këtë mënyrë sepse një fije shumë e hollë e ndan ironinë e hollë nga një ofendim i rëndë që mund të perceptojë personi që keni përballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434