INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paraja s'blen lumturinë, por a ka lumturi në varfëri?

Paraja s'blen lumturinë, por a ka lumturi në varfëri?

Publikuar më: 11:39 07-11-2016

Nga Përparim Kabo

Gëzimi nuk është vetëm gjendje ekonomike, por as edhe mbi varfërinë dhe mbi buzëzgrip nuk mund të ndërtohet gëzimi, ndaj ajo shifra e Bankës Botrore që mbi 40% e shqiptarëve jetojnë me jo më shumë se 6 USD në ditë, duhet të përmirësohet. Ndryshimi nuk realizohet vetëm me rritjen e pagave as edhe me rritjen apo uljen e taksave. Kuptimi mbi jetën dhe cilësinë e saj është një çështjë shumë më komplekse dhe shumëfaktoriale. Po le të ndalemi te gëzimi njerëzor.

Në gëzimin e njeriut duhet të kurojmë vetgëzimin, që është dialogu me veten dhe çfarë i dhuron Ti ...Unë …Të Gjithë vetes. Unë do të sygjeroja disa gjëra, si psh: Mos rri vetëm përfshiu, mos rri në një vend lëviz, mos dëgjo gjithmon të njëjtën përrallë të vjetër hape mendjen, mos e lërë shpirtin bosh ushqehu me muzikë, me art, me tregime, mos qëndro peng i disa njerëzve që të kanë lodhur e zhgënjyer, tako njerëz të rinj, lidhu dhe dëgjo njerëz të thjeshtë të zakonshëm, mos u mbyll në kafene por lëviz në natyrë, mos u rrëzo nga hallet dhe dëshpërimi por kërko gjej dhe krijo edhe gjëra të vogla në dukje që gjenerojnë pozitiven, mos u mbyt nga teatri i politikës së ditës dhe të natës, por shko në teatrin e dramës dhe shiko e ndje se njeriu mund të korrigjohet, mos mbaj mëri të vjetra e mos krijo të reja por fal dhe komuniko, mos qëndro vetëm para televizorit por edhe lexo diçka vetë, pak pak por çdo ditë, mos e lërë shpirtin në duart e të tjerëve e mos prit dhurata në jetë, kujdesu për të dhe dhuroji ti vetes çdo ditë një gjë ndryshe…etj, etj…Pres nga Ju që secili të japi mendimin se ç’mund të bëjmë për veten nga vetja! Faleminderit !

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383