INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parajsa e qenve në Kosta Rika

Publikuar më: 09:27 05-04-2016

Kjo është parasja e qenve në Kosta Rika e njohur ndryshe si “Toka e të humburve” ku rreth 1 mijë qenushë lejohen të vrapojnë të lirë.

Territorio de Zaguates është një fondacion privat i cili jep mundësinë më shumë se 900 kafshëve të jetojnë në strehë së bashku me admiruesit e qenve të cilët vijnë nga larg për të adoptuar një prej tyre.

Të vizitosh këtë vend nuk do të thotë që duhet të adoptosh një qen patjetër, t’i takosh ata është falas. Banorët vendas vijnë thjesht për të shijuar parajsën. Streha përmban një zonë të mbyllur me shtrate, tualete dhe salla për të ngrënë. Gjithashtu ka burime me ujë kudo, në mënyrë që qentë aktivë të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar.

Duke shpjeguar se si lindi ideja për këtë institucion, themeluesja Lya Battle e pyetur nga Daily Mail tha: “Shpesh herë shihja qen gjatë rrugës për në shtëpi. Ata që dukeshin sikur kishin nevojë për ndihmë i merrja në shtëpi, kujdesesha, i sterilizoja dhe i gjeja familje. Kuptova që këto kafshë të mrekullueshme kishin pak mundësi në këtë botë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381