Po të mendosh për fjalë të mëdha si për shembull termin "parajsa", me siguri që imagjinata jonë fillon të skicojë planimetrinë e një hapësire që nga kujtesa kolektive dominohet nga ngjyra e bardhë.
Mëse normale që ju të bini pre e filozofisë momentale që ju pushton për pak, por ja që ndonjëherë gjërat janë shumë më të thjeshta nga sa duken.
Këtë fakt e ka treguar më së miri, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, parajsa e së cilës ndodhet në një pjatë modeste.
Bëhet fjalë pikërisht për një ëmbëlsirë, që mesa duket është e preferuara e këngëtares përderisa ka vendosur ta emërtojë me epitetin “parajsa”.
Po ju me çfarë e simbolizoni parajsën tuaj?/intv.al/