Dy automjete janë përplasur e për pasojë janë lënduar dy drejtuesit. Ky aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Dushk.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve dhe manovra e gabuar në parakalim.
Siç duket dhe nga fotografia nga vendi i ngjarjes, njëra prej makinave në pjesën e parakolpit është e dëmtuar tërësisht. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në njërin krah të autostradës.