INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërim i Nikola Gruevski-t, Maqedoninë e presin probleme serioze

Paralajmërim i Nikola Gruevski-t, Maqedoninë e presin probleme serioze

Publikuar më: 09:30 18-02-2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë Gruevski ka deklaruar për një kanal serb se Serbia nuk ka ndikuar me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari.

Në intervistën e parë për televizionet e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha për TV Pink se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.
"Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike," tha Gruevski.
Ish lideri maqedonas specifikon më tej se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit. “Jam njeri i lirë në këtë vend”, shtoi ai.
Ish kryeministri ndali dhe tek Maqedonia Veriore, që sipas tij do të përballet me një "problem serioz politik" në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0034987926483154