INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërime për rezistencë/ Çfarë do bëjë PD për të ndaluar kryetarët të hyjnë në bashki?

Paralajmërime për rezistencë/ Çfarë do bëjë PD për të ndaluar kryetarët të hyjnë në bashki?

Publikuar më: 15:14 26-07-2019

Pasi Gjykata e Shkodrës vendosi që të mandatojë kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, dega e PD-së së këtij qyteti reagoi menjëherë. Ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku doli për mediat, duke thënë se PD nuk njeh kryebashkiakët e rinj. “Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi. Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës”, tha Ulqinaku.

Sipas saj, të vetmit që kanë mandat për të qeverisur qytetet janë ata të zgjedhur në 2015.
“Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët, janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës. Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues”, tha ish-deputetja, duke mbyllur deklaratën se, do të bëhen të gjitha përpjekjet që Shkodrën mos e dorëzojnë. “Shkodranët nuk kanë për të pranuar kurrë që edhe Bashkine Shkodër t’ia dorëzojnë krimit të organizuar, t’ia dorëzojnë përfaqesuesit të emëruar prej tyre. Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur masivisht”, deklaroi ish-deputetja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775