INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimet e policisë, PD hedh poshtë skenarin për dhunë përmes personave me rekorde kriminale

Paralajmërimet e policisë, PD hedh poshtë skenarin për dhunë përmes personave me rekorde kriminale

Publikuar më: 13:02 15-02-2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për deklarimet e policisë se nesër në protestën e opozitës do të jenë persona me precedentë penalë për të ushtruar dhunë. Bardhi tha se, ka vetëm një person që është I interesuar dhe i përgatitur për dhunë dhe ai është kryeministri Edi Rama.

“Jam këtu për të lajmëruar policinë politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin që është interesuar dhe i përgatiur për të ushtruar dhunë, ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distancohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga persona me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake aq edhe kriminale. PD nuk ka nxitur kurrë dhunë”, u shpreh Bardhi.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053