Këtë të hënë kreu demokrat Lulzim Basha, ishte i pranishëm në përkujtimin e 4 dëshmorëve të demokracisë në qytetin e Shkodrës.
Ai deklaroi se heronjtë e 2 prillit janë frymëzim i përhershëm.
Në këtë aktivitet, nuk munguan akuzat e kryedemokratit në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i përket protestës tek Rruga e Kombit.
‘Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë. Taksa e rrugës, taksa e pronës, fatura e ujit dhe dritave, heqja nga ndihma ekonomike, janë tregues se ai tallet me popullin e tij.Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen.”, deklaroi Basha.