INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i amerikanëve, për sulme në Shqipëri nga ekstremistë…

Paralajmërimi i amerikanëve, për sulme në Shqipëri nga ekstremistë…

Publikuar më: 14:24 13-04-2016

Ambasada amerikane në Tiranë ka nisur një njoftim për qytetarët amerikanë, që jetojnë e punojnë në Shqipëri se mund të ketë akte të dhunshme nga grupe ekstremistësh të lidhur me imamët që po gjykohen për rekrutim të xhihadistëve për në Siri.
Njoftimi është shpërndarë pak ditë pasi, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 152 vite burg të 9 imamëve të vetëshpallur e që janë akuzuar se i kanë bërë thirrje të rinjve shqiptarë për të shkuar në luftë në Siri.
Ambasada sqaron se nuk disponon informacion për një kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, porosit se qytetarët amerikanë duhet të mbeten vigjilente, për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë dhe demonstratat apo tubimet, që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.
Seanca e rradhës, ku pritet të jepet vendimi për imamët e vetëshpallur pritet të mbahet më 19 prill.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668