INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i avokatit amerikan në lidhje me mashtruesit e vizave! Tregon si veprojnë ata

Paralajmërimi i avokatit amerikan në lidhje me mashtruesit e vizave! Tregon si veprojnë ata

Publikuar më: 09:17 06-09-2019

Mbani larg mashtruesat që ju premtojnë për vizë amerikane. Ky fenomen vitet e fundit ka qënë në rritje dhe për këtë arsye avokati amerikan Kieran Both ka bërë një sqarim për qytetarët shqiptarë.

"Ka pasur shumë emigrantë që janë mashtruar nga të ashtuquajturit “këshilltarë” emigracioni, të cilët nuk janë të autorizuar të punojnë si avokatë emigracioni ose të japin këshilla në këtë fushë. Shpeshherë ata u marrin emigrantëve shuma të mëdha të hollash si dhe bëjnë premtime për t’u siguruar atyre leje për të punuar apo status ligjor dhe më pas zhduken,” thotë Both.
Sipas tij mos i besoni askujt që nuk ka liçencë si avokat emigracioni apo nuk është i autorizuar për të ofruar shërbime të emigracionit.

Sqarimi i plotë i avokatit amerikan:
“Avokatët duhet të jenë të liçensuar, t’i kenë përmbushur detyrimet ligjore dhe ndaj tyre nuk duhet të jetë marrë asnjë vendim që ua kufizon mundësinë për të ushtruar profesionin. Ata që ofrojnë shërbime të Emigracionit duhet të jenë të akredituar nga Bordi i Apelit i Emigracionit. Një përfaqësues i akredituar, duhet të punojë për një organizatë jofitimprurëse, fetare, bamirëse, që ofron shërbime shoqërore ose për një organizatë tjetër të ngjashme në SHBA. Një përfaqësues i akredituar mund të kërkojë vetëm një tarifë fare minimale, në mos asgjë, për shërbimet ligjore. Keni të drejtë t’i kërkoni avokatit apo përfaqësuesit ligjor dëshmi të kredencialeve të tij/saj.
Vetëm avokati ose përfaqësuesi i akredituar, mund t’ju përfaqsojë përpara Shërbimit të Emigracionit dhe Nënshtetësisë. Vetëm atij personi ose asaj organizate, i lejohet t’ju japë këshilla ligjore se cilat dokumenta duhet të paraqisni, t’ju shpjegojë opcionet që mund të keni si dhe të komunikojë me Emigracionin lidhur me çështjen tuaj. Përfaqësuesi juaj ligjor duhet të paraqesë formularin Form G-28, (Notice of Entry of Appearance as Attorney or Accredited Representative) bashkangjitur me aplikimin, peticionin apo kërkesën përkatëse për apelim. USCIS do t’i dërgojë informacion lidhur me çështjen tuaj përfaqësuesit tuaj ligjor, nëse e keni një të tillë.


Ja një shembull mashtrimi:
USCIS ka identifikuar një mashtrim të kohëve të fundit bërë emigrantëve nëpërmjet thirrjeve telefonike. Kini mendjen nëse dikush që hiqet si zyrtar i qeverisë apo i forcave të rendit ju merr në telefon duke ju kërcënuar me deportim! Mbylleni telefonin dhe raportojeni rastin. Ja si funksionon ky mashtrim: Bie telefoni dhe në ekranin e tij ju shfaqet një numër që duket si numër i ligjshëm qeveritar. Kur ngrini telefonin, personi në anën tjetër të linjës bën sikur punon për Emigracionin, apo qeverinë a forcat e rendit dhe ju thotë se ka diçka që nuk shkon me aplikimin tuaj, ose që do t’ju duhet të jepni informacion shtesë të nevojshëm për të vazhduar proçesin. Më pas do t’ju kërkojnë të dhëna personale dhe të një natyre delikate si dhe para “për të rregulluar problemet”. Madje mashtruesi mund t’ju kërkojë të transferoni para ose të shkoni të blini një urdhër-pagesë, ose të kryeni ndonjë transaksion tjetër si këmbim parash, pagesë apo tërheqje parash. Gjithashtu, ata do t’ju kërcënojnë me deportim, nëse nuk paguani shumën që ju kërkojnë. Nëse ju vjen një telefonatë e tillë, mbylleni menjëherë. Kini parasysh që USCIS nuk kërkon asnjëherë pagesa nëpërmjet telefonit apo e-mail-it. Nëse USCIS ju kërkon të paguani ai e bën këtë kërkesë duke ju dërguar me postë një letër që shërben pikërisht për këtë qëllim. Mos paguani askënd që pretendon në telefon se është zyrtar i USCIS-it. Mbroni informacionin tuaj personal dhe mos jepni në publik detaje që lidhen me çështjen tuaj të emigracionit. Nëse ju vjen një e-mail apo mesazh telefonik i dyshimtë dhe nuk jeni të sigurtë nëse bëhet fjalë për mashtrim, përcilljani atë USCIS-it në adresën e faqes së internetit uscis[email protected]. USCIS do t’i shqyrtojë mesazhet e marra dhe do t’i ndajë me agjencitë e forcave të rendit siç e kërkon nevoja. Mund të gjeni më shumë lidhur me format më të zakonshme të mashtrimet si dhe këshilla në uscis.gov/avoidscams

 

Article Logic
Execution time: 0.0046861171722412