‘Një forcë nacionaliste dhe gati-fashiste po rritet në Evropë’, ka paralajmëruar ish ministri grek i financave Janis Varoufakis. Në një intervistë ekskluzive me programin e ri të Euronews 'Raw Politics’ Varoufakis tha se kontinenti po shkonte për një kthim në fashizmin e viteve '30. "Ne do të lëshojmë forcat politike demonike që do të rikrijojnë një 1930 pas-moderne, me një frymë ndërkombëtare nacionaliste dhe fashiste në rritje si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë", tha Varoufakis për Tesa Arcilla. "Kjo është pikërisht ajo që po ndodh." Atëherë Varoufakis u pyet nëse Evropa kishte arritur tashmë në këtë fazë. "Absolutisht", u përgjigj ai.
Burimi: Euronews