INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i gazetares së CNN: “Panama papers” është një tërmet, do rrëzohen qeveri!

Paralajmërimi i gazetares së CNN: “Panama papers” është një tërmet, do rrëzohen qeveri!

Publikuar më: 09:50 05-04-2016

Opinionistja e CNN, Frida Ghitis, prej disa ditësh është në Tiranë dhe skandalin e “Panama papers”, e shoqëron me një shkrim analitik. Ajo paralajmëron rrëzimin e qeverive të korruptuara që do të dorëhiqen nga dalja në dritë e fakteve skandaloze që tregojnë qartë fshehjen e parave të shumë politikaneve në botë.
Ghitis mendon se disa nga të akuzuarit do ta zhvlerësojnë këtë skandal dhe do përpiqen që t’ia zhdukin si çështje, duke u justifikuar se është një keqkuptim, madje do thonë se është një fortunë në gotë, një teori e madhe konspiracioni. Ndaj gazetarja e CNN i nxit për publikimin e tyre duke thënë prerë mos i besoni, por publikoni dokumentat e Panamasë.

Pjesë nga shkrimi:

“Ky është një tërmet. Lëkundjet do të vazhdojnë për muaj me radhë, ndoshta edhe vite. Ky mund të jetë edhe fillimi i fundit të sekreteve. Disa prej figurave më të fuqishme botërore dhe të afërmit e tyre akuzohen se kanë fshehur pasurinë. Dhe të mendosh që sapo kemi filluar. I gjithë ky informacion në shumë raste mund të krijojë dëme ose të lërë pasoja. Dhe nuk do të vijë si një shok. Në vend të kësaj, nxjerrja e këtyre dokumentave mund të konfirmojë shumë dyshime. Por nëse të dhënat në këto dokumenta dalin të sakta, ato do të ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes - kur Wikileaks publikoi të dhënat e një feste luksi në Tunizi e organizuar nga dhëndri i Presidentit, me akullore që ishte sjellë nga Franca, kjo ndihmoi në rritjen e revoltës që përmbysi diktatorin. Siç e kam shkruar më herët, korrupsioni është një helm vdekjeprurës që paralizon ekonominë, shton varfërinë dhe ndërsa rritet, mund të marrë edhe jetë. Krerët e shteteve jo vetëm i vjedhin paratë e vendit të tyre, por në shumë raste ato i orientojnë politikat drejt përfitimeve personale, duke i privuar vendet nga qeverisja e drejtë. Pastaj janë miqtë e njerëzve të fuqishëm, që papritur bëhen të pasur. Pasuria e tyre nuk është vetëm provë e bujarisë së qeveritarëve. Jo, autokratët i pasurojnë njerëzit rreth tyre për të mbrojtur fuqinë e tyre, të blejnë miratimin e tyre, që bashkëpuntorët e tyre të heshtin. Ndonjëherë kritikët shkojnë në burg, ndonjëherë pasurohen. Në të dyja rastet, qëllimi është që ata të heshtin. Në përfundim, korrupsioni minon qeverisjen e mirë dhe forcon diktatorët. Në një nga lëvizjet më pozitive të kohërave tona, njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë informacionin të shkulin korrupsionin. Ata tashmë kanë rrëzuar qeveri. Publikimi i dokumentave të Panamasë shënon një moment të rëndësishëm në këtë trend. Mos lejoni askënd t’ju thotë se kjo nuk është një çështje e madhe!"

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502