INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i kryebashkiakut të Kukësit për Edi Ramën

Paralajmërimi i kryebashkiakut të Kukësit për Edi Ramën

Publikuar më: 12:47 01-04-2018

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkon lirimin e protestuesve të arrestuar.  Gjatë një dalje për mediat Shehu deklaroi se nuk do të shkoj në takim që kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të mbaj nesër nëse nuk lirohen më parë protestuesit. Kryebashkiaku reagoi për arrestimin e personave pjesëmarrës në protestën e djeshme ndërsa të afërmit dhe familjarët e tyre  qëndrojnë para komisariatit të qytetit. Kryebashkiaku tha se idhte dakord me vendosjen e taksës së “Rrugës së Kombit”. “Nuk arrestohen trafikantët e drogës, por arrestohen  hallexhinjtë”- ka thënë Shehu gjatë fjalës së tij. Kryebashkiaku thotë se Edi Rama zgjidhjen duhet ta gjej me qytetarët dhe jo me të. “Ka edhe brenda protestuesve socialistë të ndershëm. Nuk bëhet kjo punë me përjashtime. Duhet të ulet me qytetarët. Unë nuk kam pse largohem asnjë minutë nga Kukësi. Nëse Qeveria do të dëgjojë qytetarët e Kukësit le të vijë përmes institucioneve dhe të komunikojë me qytetarët. Unë nuk shkoj në takim me kryeministrin nëse nuk lirohen protestuesit”, tha Shehu.  “Unë e kam deklaruar se nuk jam kundër taksës. Sa kohë që qytetarët e mi ndihen keq, unë përfaqësoj vetëm ata. Bashkim Shehu bëhet pjesë e çdo proteste që organizon PD, qytetarët e Kukësit apo shoqëria civile”-u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667