Britania e Madhe ka paralajmëruar se do të ashpërsojë masat për të parandaluar mbërritjen e atyre personave të cilët do të kërkojnë të vijnë në ishull, duke vendosur kontroll të plotë të kufijve.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit nga qeveria e saj për shkak të “linjës së butë” të ndjekur prej saj me BE-në.
“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë”, – shkruan May në Fb.
“Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”shton kryeministrja britanike.