INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i Vuçiç: Serbia do të zhduket. Kemi shumë pak lindje

Paralajmërimi i Vuçiç: Serbia do të zhduket. Kemi shumë pak lindje

Publikuar më: 15:19 05-07-2018
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në spitalin e lindjes në Aleksinaç, ka bërë një apel të fortë për banorët duke thënë se nëse vijohet me këtë ritëm lindjesh, Serbia do të zhduket. Numri i fëmijëve është gjithnjë e më i  vogël, dhe sipas Vuçiç do të zhduket si komb, nëse qytetarët nuk do të ndërrojnë mentalitet për të rritur numrin e lindjeve.“Ne e kemi problemin më të madh me numrin e fëmijëve të lindur. Serbia dhe ne si popull nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë, nëse nuk ndryshojmë diçka në kokën tonë”, tha Vuçiç. Ai theksoi se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të punojë me masa stimuluese për rritjen e nivelit të lindjeve. Sipas Presidentit të Serbisë Vuçiç, rënia më e madhe e numrit të fëmijëve të lindur është në Novi Pazar.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994