INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi për shkarkim, rektori Koni i përgjigjet Ramës: Sulme tendencioze, dekanët shpikin

Paralajmërimi për shkarkim, rektori Koni i përgjigjet Ramës: Sulme tendencioze, dekanët shpikin

Publikuar më: 13:18 04-04-2019

Pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për shkarkim, ka reaguar ditën e sotme rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ai shkruan se sulmet dhe akuzat e shefit të qeverisë shqiptare janë të papranueshme dhe të paprecedentë.

Koni i drejtohet me një pyetje të gjithë opinionit publik, duke kërkuar të marrë një përgjigje se pse konkretisht sulmohet vetëm rektori i UT-së, në kushtet që në vend ekzistojnë 12 universitetet publike.

Rama e fajësoi dje për mungesën e përgjegjësisë dhe zbatimit të disa pikave të Paktit për Universitetin, pas vendimeve të qeverisë duke paralajmëruar shkarkimin e tij nga detyra.

Pjesë nga letra e Mynyr Konit

Letër e hapur drejtuar pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës

Si dhe mbarë opinionin publik

Lidhur me akuzat dhe sulmet e vazhdueshme, tendencioze, të paprecedente të Kryeministrit, z.Edi Rama, ndaj personit tim, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, ndjej detyrim moral të sqaroj nëpërmjet kësaj letre të hapur të gjithë pedagogët dhe studentët e Universitetit të Tiranës dhe mbarë opinionin publik, sesa bazë kanë këto akuza dhe sesi qëndron në fakt e vërteta.

Kur dëgjon dhe sheh Kryeministrin në takime me lista të porositura të personave që duhet të marrin pjesë në to dhe me pyetje të parapërgatitura nga stafi i tij, dhe që në mënyrë të vazhdueshme, merret, fyen dhe përpiqet të fajësojë për çdo gjë dhe në çdo drejtim vetëm Rektorin e Universitetit të Tiranës, vetvetiu të lind pyetja:

Cili është në fakt qëllimi që, në një kohë kur Shqipëria ka 12 universitete publike, sulmohet në mënyrë kaq tendecioze, të parreshtur, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe në asnjë provë konkrete vetëm Rektori i Universitetit të Tiranës?….
Koni shprehet se dekanët Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula tjetërsojnë ligjet

“Dekanët, Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në mbështetje të hapur nga MASR, shkelin ligjin, e tjetërsojnë atë, dhe në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme, shpikin, sajojnë, tjetërsojnë të vërtetën, siç duket qartë edhe nga takimet e tyre të fundit me Kryeministrin e vendit” shkruan ndër të tjera në letrën publike Koni.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713