Policia e Tiranës ka publikuar një video në rrjetin social Facebook dhe u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes, pasi me format e reja të monitorimit ata do të fotografohen dhe gjobiten.
“Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e ?♀.Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do ? dhe ✍, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga video duket se disa drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, kanë marrë gjobën përkatëse.