INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërohen skandale/ Basha: Kryeministri antikombëtar dhe rrezik për stabilitetin e vendit [VIDEO]

Paralajmërohen skandale/ Basha: Kryeministri antikombëtar dhe rrezik për stabilitetin e vendit [VIDEO]

Publikuar më: 16:34 30-10-2018

Menjëherë pasi mblodhi grupin kuvendor demokrat, një muaj pas takimit të fundit, Lulzim Basha paralajmëron skandale të reja për qeverinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i opozitës thotë se e gjithë kupola qeverisëse është e lidhur me krimin dhe si të tillë ata duhet të shkojnë pas hekurave. Basha etiketon rivalin politik si antikombëtar dhe rrezik për stabilitetin e vendit.

Lulzim Basha:
“Të jeni të bindur se rezultatet do të vazhdojnë....”
E në këto kushte Basha thotë se s’mund të flitet për normalitet politik në vend.
Lulzim Basha:
“Stabiliteti politik ka marrë fund”.
E në kushtet për të mbrojtur nga drejtësia eksponentët kriminale në qeveri, Rama sipas Bashës është problem për stabilitetin e vendit.
Lulzim Basha:
“ Njeri i destabilizueshëm psikologjikisht, por dhe një njeri i rrezikshëm për vendin që prodhon ngjarje që mund të çojë drejt destabilizimin e Shqipërisë dhe rajoni”.
Kreu i selisë blu nuk nguroj ta cilësojë Edi Ramën si antikombëtar, e kur tha këtë ai kishte parasysh ngjarje në Bularat të Gjirokastrës.
Lulzim Basha:
“Streha e fundit e maskarenjve është patriotizmi i shtirur... Ndërkohë që nuk ka më Kryeministër më të kriminalizuar dhe antikombëtar se sa Edi Rama”.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887