INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron Berlusconi, paratë ose...

Paralajmëron Berlusconi, paratë ose...

Publikuar më: 12:48 02-03-2017

Blerja e klubit të Milanit nga kinezët duket se është kthyer në një telenovelë tashmë.

Pas parave që po kalojnë më këste, duket se Silvio Berluskonit po i soset durimi me kinezët teksa ditën e sotme ka dhënë një deklaratë të papritur.

“Kavalieri” për mediat italiane është shprehur se nëse nuk mbërrijnë paratë në kohë, atëhere ai do ta mbajë sërish vetë ekipin.

Deri më tani në arkat e tij janë derdhur plot 200 mln euro, por kjo shifër është larg asaj që palët kanë firmosur në kontratë.

Pavarësisht se vu një afat i ri për mbylljen e marrëveshjes, sërish kinezët nuk kanë bërë pagesën e plotë. Duke parë këtë fakt, Berluskoni është shprehur:

“Ose vijnë paratë, ose do ta mbaj vetë Milanin”, duke i dërguar një mesazh të qartë kompanisë kineze.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322