INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron Erdogan: Kush vjedh gaz nga deti i Qipros do paguajë si terroristët

Paralajmëron Erdogan: Kush vjedh gaz nga deti i Qipros do paguajë si terroristët

Publikuar më: 14:08 05-11-2018

“Ata që mendonin se mund të ndërmerrnin hapa në Mesdheun Lindor dhe Egje, kanë filluar të kuptojnë madhësinë e gabimit të tyre. Ne nuk do të lejojmë që banditët në det të lëvizin pa pagesë, pasi do t’i bëjmë të paguajnë ashtu siç bëmë me terroristët në Siri”,ishte ky paralajmërimi që presidenti turk Erdogan i dërgon Greqisë.

Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga koha kur Turqia vendosi të dërgojë një anije të vetën në Mesdheun lindor, për të nisur aty shpimet me shpresën se do të gjejë naftë dhe gaz natyror. Lëvizja erdhi pas dy javëve të tensionuara në marrëdhëniet Turqi-Greqi mbi juridiksionin për eksplorimin e hidrokarbureve në zonë.

Anija turke “Fatih” nisi shpimin në bulevardin Alanya-1, 100 kilometra larg provincës jugore Turke të Antalisë, tha të martën ministri turk i energjisë.

Ndërkohë sot Ankaraja ka ngritur tonet, duke i dërguar indirekt një mesazh Greqisë, teksa thekson se “nuk do të lejohet asnjë “bandit detar” që të lundrojë pa pagesë dhe të kapë rezervat e diskutueshme të gazit natyror jashtë Qipros”.

Ka qenë vetë Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që ka bërë deklaratën e fortë, teksa njoftoi edhe gatishmërinë e një luftanije të re për të ndërhyrë ushtarakisht.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168