Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shprehet se rreziku i një lufte bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara për braktisjen e marrëveshjeve për armë.
Duke folur në konferencën vjetore për media në Moskë, Putin tha se shpreson se do të mbizotërojë gjuha e përbashkët në kohën e tensioneve të rritura midis Rusisë dhe Perëndimit.
Putin shtoi se lufta bërthamore mund të çojë në vdekjen e qytetërimit. Për të disatën herë, Putin ngre publikisht mundësinë e një katastrofe të tillë.
Putin tha se tërheqja e SHBA-së nga Traktati i Raketave Anti-Balistike në vitin 2002 e ka minuar balancën strategjike midis Moskës dhe Uashingtonit.