Policia Gjermane ka ndaluar një grabitje të madhe e cila nëse do të ndodhte mund të cilësohej dhe si "grabitja e shekullit".
Shënjestra ishte një blind i transportit të disa miliona eurove në landin Rheinland-Pfalz në Gjermani. Protagonisti i aktit të ngelur në tentativë është një shtetas shqiptarë nga Italia.
Sipas medieve italiane sulmi i mbetur në tentativë ishte planifikuar të kryhej me armë automatike tip "kallashnikovë".
Në bastisjet e tjera që policia ka kryer në Itali dhe Gjermani janë arrestuar 15 persona ku dyshohet të bëjë pjesë dhe shqiptari i arrestuar autori i sulmit të planifikuar.