INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parandalohet KRIMI në Kukës, 40 vjeçari do vriste kreun e ALUIZNIT me çifte

Parandalohet KRIMI në Kukës, 40 vjeçari do vriste kreun e ALUIZNIT me çifte

Publikuar më: 12:03 02-04-2019

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me çifte drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, pas një sherri të ndodhur në institucion.

Policia bën me dije se pas sherrit me Spahiun, 40 vjeçari me iniciale Petrit Hallaçi, ka marrë armën e gjahut në shtëpi dhe u rikthyer në institucion duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.

Njoftimi i policisë:

Kukës. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut. Është marrë informacion se një shtetas ka kërcënuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit; -P.H., vjeç 40, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568