INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parandalohet një sulm terrorist. Zbuloni detajet

Parandalohet një sulm terrorist. Zbuloni detajet

Publikuar më: 11:44 15-06-2018
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një tunizian, si  i dyshuar për përgatitjen e armëve kimike, duke parandaluar kështu një sulm terrorist. 29-vjeçari i identifikuar si Sief Allah H u arrestua në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës. Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, tha se provat e deritashme tregojnë se është penguar një sulm shumë i mundshëm terrorist. Raportohet se i arrestuari ka pasur material të mjaftueshëm në banesën e tij për të prodhuar doza helmuese të ricinit. Prokurorët thanë se i dyshuari  ka patur kontakte me ekstremistët islamikë, por janë duke hetuar nëse  ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste. Autoritetet janë alarmuar për aktivitetet  e Sief Allah H pasi ai ka prorositur 1,000 fara të kërpudhave, të cilat përmbajnë ricin dhe një mulli elektrik në internet.
 
 
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003544807434082