INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parandalohet një tjetër sulm në Spanjë, policia ndërhyn në kohë, vret 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm në Spanjë, policia ndërhyn në kohë, vret 5 terroristët

Publikuar më: 08:15 18-08-2017

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 5 persona në qytetin bregdetar Cambrils, 120 km larg Barcelonës, kishin planifikuar që të bënin një atentat sërish me furgon, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë. Policia arriti të vriste 5 persona pas shkëmbimit të zjarrit, të cilët dyshohet se ishin terroristët. Sulmuesit kishin veshur jelekë me eksplozivë, tha Policia.

13 persona u vranë dhe dhjetra u plagosën kur një furgon u fut në mes të turmës në zonën Las Ramblas të enjten pasdite. Shoferi i kamionit iku dhe është ende i lirë. Kryeministri Mariano Rajoy tha se ishte një sulm xhihadist. Autoritetet tani po e lidhin sulmin në Barcelonë dhe Cambrils me një shpërthim në një shtëpi të mërkurën në mbrëmje ën qytetin Alcanar ku një person mbeti i vdekur. Atëherë shefi i Policisë Josep Lluis Trapero tha se banorët e saj kishin përgatitur një pajisje shpërthyese.

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248