INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parashikime të frikshme, Shqipëria mund të dështojë në pagimin e borxhit[VIDEO]

Publikuar më: 10:39 15-01-2019

Shqipëria vlerësohet me shkallë të lartë rreziku në lidhje me pagimin e borxhit publik. Në këtë konkluzion kanë arritur menaxherët e Eurobondit.
Në një raport prej 159 faqesh, i cili u publikua nga Banka Qendrore e Irlandës lajmërohen investitorët se Shqipëria mund të dështojë të shlyejë detyrimet e saj të borxhit.
Me argumentin se një investim në një vend në zhvillim, si Shqipëria, i nënshtrohet rreziqeve shumë më të mëdha sesa një investim në një shtet më të zhvilluar dhe me sisteme më “të shëndosha” politike dhe ligjore.
Rreziqe përfshijnë paqëndrueshmërinë ekonomike të shkaktuar nga faktorë si: Baza e ngushtë e eksporteve, importet e larta të energjisë, defiçitet e larta fiskale dhe të llogarisë rrjedhëse, varësia nga Investimet e Huaja Direkte, papunësia e lartë, mjedisi i tensionuar politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe rregullator.
Menaxherët këshillojnë investitorët e huaj se ata rrezikohen në Shqipëri, edhe në rast të ndryshimit të qeverisë, pasi zakonisht, qeveritë e reja në vendin tonë sfidojnë politikat e qeverisë paraardhëse.
“Investitorët duhet të kenë kujdes të veçantë në vlerësimin e rreziqeve dhe duhet të vendosin bazuar në këto rrisqe, një investim që është i përshtatshëm për ta” thuhet në raportin e menaxherëve të Eurobondit.
Investimet në vendet në zhvillim, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë të përshtatshme vetëm për biznesmenë të sofistikuar, të cilët janë të aftë të vlerësojnë saktë efektin e këtyre rreziqeve.

Article Logic
Execution time: 0.0072741508483887