INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimet për dëmet e cigareve elektronike të vërteta, sot ndërroi jetën një i ri

Parashikimet për dëmet e cigareve elektronike të vërteta, sot ndërroi jetën një i ri

Publikuar më: 14:41 24-08-2019

Një i ri prej kohësh po vuante nga kanceri në mushkëri. Ai ndërroi jetë. Cigarja elektronike u dyshua se mund të ishte shkaktare për kancerin.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA. Lajmi u konfirmuar nga ekspertët e shëndetësisë. Ata thonë se kjo është vdekja e parë e këtij lloji nga cigaret elektronike.
Personi që vdiq ishte "shtruar në spital me sëmundje të komplikuar të mushkërive, pasi raportoi se ishte përdorues i cigareve elektronike", tha Dr Jennifer Layden.
Ndërsa Drejtori i qendrës, Robert Redfield sqaroi se: "Ne jemi të trishtuar që dëgjojmë për vdekjen e parë që lidhet me sëmundjen e rëndë të mushkërive prej cigares elektronike e njohura si ‘vaping”. Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike. Ato i ekspozojnë përdoruesit ndaj shumë substancave të ndryshme, për dëmet e të cilave ne kemi pak informacione”.

Article Logic
Execution time: 0.0024478435516357