INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parashikimi: Bota duhet të përgatitet për trazira politike, kulmi në vitin 2020 [Video]

Publikuar më: 18:03 06-01-2017

A po shkon qytetërimi drejt një kolaps? Një historian matematicien parashikon se trazirat politike do të arrijë kulmin në vitet 2020. Profesor Peter Turchin përdor modele matematikore për  të parashikuar ngjarjet politike. Ai thotë se modelet e tij parashikuan një rritje të trazirave politike qysh tre vjet më parë. Duke u bazuar në teorinë e tij kulmi i trazirave politike pritet të arrijë kulmin në vitet 2020. Këtu përfshihen rënia e standardeve të jetesës dhe rënia e shtetit. Ngritja dhe rënia e civilizimeve mund të parashikohet me një ekuacion të thjeshtë, dhe qytetërimi ynë do të futet në kolpas së shpejti. Kjo sipas Turchin, i cili thotë se matematika mund të shpjegojë sjelljen e njeriut shumë më saktë se sa mendojnë njerëzit.  Modelet matematikore nuk parashikojnë nëse Donald Trump do bëhet president , por parashikojnë mungesën e stabilitetit social dhe politik.  Nëse llogaritjet e matematicenit  janë të sakta, bota duhet të përgatitet për vitet e trazirave politike që do të arrijë kulmin në shekullin e ardhshëm. Sipas tij trazirat do të nxiten nga procesi i 'elitës së tepërt" në të cilin numri i njerëzve të pasur,dhe  elitës në shoqëri rritet me ritme  të mëdha. Ata bëhen gjithnjë e më të largët me grupet  më të varfëra.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043