E dini cili është parashikimi i radhës i shkencëtarit Hawking i cili marsin e kaluar u nda nga jeta?
Në të ardhmen, qeniet njerëzore do të dominohen nga një racë supernjerëzish gjenetikisht të modifikuar që përmirësohen vet pa pritur rrjedhën e natyrës.
Një parashikim i tillë është shprehur në librin e tij “Përgjigjet e mia për pyetjet e mëdha”.
“Nuk ka kohë për të pritur që evolucioni darvinian të na bëjë më inteligjentë”, shkruan shkencëtari i madh në një nga ekstraktet e librit.
“Pasi këta supernjerëz të shfaqen, do të ketë probleme politike domethënëse, me qeniet njerëzore të papërmirësuara që nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë me ta. Me shumë gjasa do të zhduken, ose do të humbasin rëndësi. Do të ketë në anën tjetër një racë qëniesh, që vetëprojektohen dhe që përmirësojnë vetveten me një shpejtësi në rritje. Nëse raca njerëzore arrin të rikrijohet, me gjasë do të zgjerohet dhe do të kolonizojë planete dhe yje të tjerë”.
Hawking i përgjigjet edhe një prej pyetjeve më të vjetra që na shoqëron që prej krijimit; ajo e ekzistencës së Zotit.
“Mënyra sesi universi nisi, u vendos nga Zoti për arsye që ende nuk i njohim apo është përcaktuar nga ligjet e shkencës” pyet shkencëtari duke nënvizuar se mbështet idenë e dytë.
“Nëse doni mund t’i quani ligjet e shkencës Zot por nuk është një Zot personal që mund ta takosh apo t’i bësh pyetje” është shprehur Hawking.