INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit: Hidhini një sy, do ju ndihmojë që ta organizoni më mirë fundjavën

Parashikimi i motit: Hidhini një sy, do ju ndihmojë që ta organizoni më mirë fundjavën

Publikuar më: 10:25 16-09-2017

Parashikimi i motit

 

Gjatë pjesës së parë të ditës, kushtet e motit dominohen nga kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore dhe jugore ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat verilindore, më të dukshme në mbrëmje. Orët e natës sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremet ditore në rang vendi, të variojnë nga 14°C në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436