Sipas Institutit të Gjeoshkencave nesër moti pritet të jetë i ngrohtë dhe pa reshje
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 17 °C
në vendet e ulëta: 4 / 18 °C
në vendet malore: -1 / 13 °C
ERA
Nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
Nesër qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut. Ndërsa qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin I ULËT’ Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara, disa prej këtyre qarqeve pritet të arrijnë në nivelin ‘I MODERUAR’.