Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira, shoqëruar me reshje shiu, pjesërisht shtrëngata shiu dhe breshëri më të përqendruara në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten. Në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26°C. Ndërsa në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34°C. Në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 21°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33°C.