INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit për ditët e fundit të muajit gusht

Parashikimi i motit për ditët e fundit të muajit gusht

Publikuar më: 16:13 21-08-2017

Në ditët e fundit të muajit gusht temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Sipas meterologëve reshje shiu do të ketë në disa zona të vendit, ndërkohë që në zonat malore mund të ketë edhe shkarkime atmosferike. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin, natën mes të dielës e së hënës, nga e marta deri në të dielën nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar, kjo më e mundshme në terrenet kodrinore-malore. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe. Të martën dhe të mërkurën parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave, ndërsa nga data 24 deri më 27 parashikohen rritje të lehta.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773