INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit për gjithë javën, mos e humbisni, lexojeni çfarë iu pret që të jeni të përgatitur

Parashikimi i motit për gjithë javën, mos e humbisni, lexojeni çfarë iu pret që të jeni të përgatitur

Publikuar më: 18:18 19-03-2018

Sipas Meteoalg, deri në mbrëmje shirat pakësohen ndjeshëm në të gjithë vendin por mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë natës.

Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër.

Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërish mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje. E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit. Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat do të ulen edhe për orët vijuese, rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës.

Po ashtu, një tjetër rënie me të paktën 3°C sjell e enjtja, gjatë mëngjesit dhe mesditës ndërsa e premtja dhe fundjava sjellin rritje graduale të temperaturave në të gjithë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375