INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit për muajin gusht. Ja kur do ta braktisë vendin tonë i nxehti afrikan

Parashikimi i motit për muajin gusht. Ja kur do ta braktisë vendin tonë i nxehti afrikan

Publikuar më: 17:38 05-08-2017

Meterologët parashikojnë ndryshime të temperaturave gjatë muajit gusht. Sipas meterologëve temperaturat e gushtit nuk kanë ndërmend të zbresin me poshtë se 35 gradë. Në vend vijon dominimi i motit të kthjellet dhe shumë të nxehtë, situatë që do mbetet e tillë deri të martën kur priten vranësira dhe shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore. Specialistët thonë se deri të hënën mbetemi me kthjellime dhe temperatura të larta, ku termometri do shënojë deri 40 gradë C, ndërsa të martën do ndihet një rënie e lehtë si pasojë e vranësirave dhe shirave të dobët. Të martën pritet edhe një rënie e temperaturave me rreth 2 gradë Celcius. Të premten sërish kthjellime dhe rënie e ndjeshme temperaturash, që i çojnë vlerat termike jo mbi 35 gradë Celcius. Fundjava tjeter sjell rënie me të paktën 5ºC duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë në 34 – 35ºC. Meterologët parashikojnë se 10-ditëshi i dytë dhe i tretë i gushtit do të kenë një rënie 3 deri në 5°C, krahasuar me 10-ditëshin e parë të gushtit.

Article Logic
Execution time: 0.001816987991333