Moti i kthjellët dominon Veriun dhe zonat Qendrore por Jugu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pasditja do të vijojë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten në Veri dhe zonat Perëndimore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1-2°C gjatë mëngjesit por rënie më të lehtë sjell mesdita duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga 6- 27°C.
Era do fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë.